Kosova U17 fiton ndaj Ishujve Faroe, kalon në Elite Round

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 17:40
Kosova U17 fiton ndaj Ishujve Faroe, kalon në Elite Round

Kosova U17 e ka kaluar me sukses pengesën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për grupmoshat deri në 17 vjeç.

Dardanët e mposhtën 1:0 Ishujt Faroe me golin e shënuar nga Bllaca në minutën e 59-të të ndeshjes.

Kështu, Kosova U17 kalon në raundin e dytë dhe final të kualifikimeve që njihet si Elite Round.

Përveç Izraelit si ekipi nikoqir, 54 ekipet e tjera që hyjnë në kualifikimi, do t’u nënshtrohen dy raundeve.

I pari raund kualifikues mbyllet sot, teksa Kosova U17 u kualifikua për Elite Round, garat e të cilës do të zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)