Atmosfera fantastike e Kuqezinjve para ndeshjes së madhe të Shqipërisë

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 19:05
Atmosfera fantastike e Kuqezinjve para ndeshjes së madhe të Shqipërisë

Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për vendin e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

Në impiantin modern kuqezi do të ketë vend për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij.

Natyrisht, s’do të mungojnë as jashtë ambientit të “Air Albania”, ku tashmë mijëra tifozë janë bërë bashkë për të mbështetur ekipin në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori, pasi Shqipëria ka shanse reale të shkojë në Botëror. 

(Kosova Sot Online)