Wengeri paralajmëron se teknologjia do të përdoret për të vendosur kur një lojtar është në pozitë jashtë loje

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 12:14
 Wengeri paralajmëron se teknologjia do të përdoret për të vendosur kur një lojtar është në pozitë jashtë loje

Arsene Wenger ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm do të përdoret teknologjia për të vendosur nëse një futbollist është në pozitë jashtë loje apo jo.

Roli i teknologjisë në vendimet e referimit në futboll është duke u rritur dukshëm, me VAR-in dhe teknologjinë e vijës së portës që janë duke u përdorur në dy vitet e fundit.

Por ish-trajneri i Arsenalit Wenger, i cili tani është shef i zhvillimit global të futbollit në FIFA, beson se hapi i ardhshëm i madh do të ndodhë shumë shpejt.

Rregullat e pozitës jashtë loje do të bëhen shumë më të lehta për gjyqtarët.

Wengeri beson se VAR-i është vonuar sa herë që i është dashur të marrë vendime për pozitë jashtë loje dhe thotë se ky proces duhet të lehtësohet deri në Kupën e Botës 2022 vitin e ardhshëm.

“Ne duhet patjetër ta vazhdojmë përparimin në përshpejtimin e marrjes së vendimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për pozitë jashtë loje”, tha Wenger.

“Më 2022 në Kupën e Botës, ne do të jemi në gjendje të marrim vendime shumë më të shpejta nëse një lojtar është pozitë jashtë loje apo jo. Dhe do ta ndalë lojën më pak sepse këtu është defekti i VAR-it.”

“Mundësia është e madhe që vendimet për pozita jashtë loje të merren nga teknologjia. Ky do të jetë hapi i radhës i madh në zhvillimin e referimit”, shtoi  ai.

(Kosova Sot Online)