Isco në Premierligë

  • A.P /
  • 13 tetor 2021 - 16:59
Isco në Premierligë

Isco mund të largohet nga Real Madridi në janar të vitit 2022.

Mesfushori spanjoll, i cili këtë sezon është aktivizuar gjashtë here nga trajneri Carlo Ancelotti, duke realizuar vetëm një gol, mund të transferohet në kampionatin anglez, pasi për të ka shfaqur interesim Evertoni.

Trajneri i anglezëve, Rafa Benitez kërkon një përforcim për merkaton e janarit dhe 29-vjeçari është futbollisti të cilin ai dëshiron të afrojë në skuadër menjëherë.

Isco është i lidhur me madrilenët deri në fund të sezonit dhe drejtuesit për të mos e humbur lojtarin me parametër zero, me shumë mundësi do ta lënë lojtarin të largohet që në janar dhe Everton është klubi që po avancon në tratativat për ta marrë lojtarin.

Atë e duan edhe në Serie A, raportohet se Milani ka shprehur interesim.

Isco ka qenë vetëm zgjedhja e dytë dhe shpesh edhe e treta viteve të fundit andaj dëshiron që në fund të karrierës të luajë më rregullisht dhe të shijojë atë që di të bëjë më së miri.

Isco është pjesë e Realit që nga viti 2013. Ai ka bërë 342 paraqitje, ka shënuar 52 gola.

(Kosova Sot Online)