Rrëfehet gruaja e Rooney: Ka bërë pa fund idiotsira, por e dua dhe e fal në emër të familjes

  • S.A /
  • 14 October 2021 - 10:27
Rrëfehet gruaja e Rooney: Ka bërë pa fund idiotsira, por e dua dhe e fal në emër të familjes

Wayne Rooney dhe gruaja Coleen. Një marrëdhënie e vënë në provë nga “Wazza”, i cili në 13 vite martesë ka rrëshqitur në një sërë gabimesh që kanë përkulur, por nuk e kanë thyer besimin e grugagaas së tij.

Kjo e fundit, siç raporton “The Sun”, ka gjetur gjithmonë forcën për ta falur, edhe kur situata nuk ishte e pranueshme. Fjalët e gruas së ish-sulmuesit të Anglisë patën jehonë në tabloidin e njohur, i cili u bazua në deklaratat e Coleen gjatë një traileri të dokumentarit “Rooney”, që së shpejti del në transmetim në “Prime Video”.

Wayne, 35 vjeç dhe Coleen u takuan bashkë kur ish-futbollisti ishte vetëm 12 vjeç, në periferi të Liverpool-it, Croxteth. Ata praktikisht u rritën së bashku dhe lidhja e tyre filloi kur Rooney mbushi 16 vjeç. Të dy u martuan 13 vite më parë.

Dhe nuk ishte e lehtë, siç u zbulua nga Coleen, të vazhdohej kjo martesë që ka kaluar vazhdimisht midis tradhtisë, pendimit dhe rikthimit. Ish-futbollisti i njohur është kapur disa herë mat, mes prostitutave dhe alkoolit.

Gruaja shpjegoi se si gjëja e vërtetë, përveç fëmijëve dhe dëshirës për të pasur një familje, ishte dashuria e pakushtëzuar ndaj aktualisht trajnerit të Derby County, që e mbajti gjallë martesën. Coolen pranoi vështirësitë e mëdha, sepse të duash Rooney është e komplikuar.

“Disa njerëz ndoshta do të më quajnë budallaqe, pse e vazhdoj martesën me Rooney. Unë nuk mendoj se jam e tillë. Le të jem e qartë, para se gazetat të dalin me kryetituj: Unë kurrë nuk e kam kthyer Wayne, sepse ai kurrë nuk u largua.

Është e vërtetë se ka pasur disa momente, kur ne ishim të ndarë, kur ndonjëherë kam menduar ta përfundoj martesën, por më pas vendosja të mos e bëja. Unë nuk do t’i listoj cilësitë e Wayne, sepse nuk ka nevojë që unë t’i bëj publike. Megjithatë, ai është babai më i mirë që mund të kenë fëmijët e mi”.

Gruaja e Rooney më pas foli për të ardhmen me burrin e saj: “Ai ka bërë gabime idiote, është sjellë në mënyrë egoiste. Nga një përvojë mësoi dhe përfitoi. Nga të tjerat nuk e bëri këtë. Dhe nuk e di nëse ai do të ndryshojë ndonjëherë. Sidoqoftë, jam e sigurt se e dua.

Nëse nuk do ta doja, nuk do të përpiqesha ta mbaja gjallë martesën. Mund të jetoj mirë vetëm dhe të kem fëmijët e mi pranë, por kjo nuk është ajo që dua. Dëshira ime e vetme është të vazhdoj të punoj për të mirën e martesës sonë, sepse qëllimi im i vetëm ishte dhe mbetet të kem një familje”.

Vetë Rooney e njoftoi kështu dokumentarin për jetën e tij: “Unë dua që njerëzit të më kuptojnë. Dua të jem i sinqertë dhe të flas për gjithçka që është e rëndësishme në jetën time. Më shihni mua dhe familjen time siç jemi, jo siç na imagjinojnë. Ky film do t’iu japë të gjithëve një ide për këtë.

Është e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes në moshën 16-vjeçare dhe të merresh me gjithçka që lidhet me futbollin dhe të qenit lojtar i ekipit kombëtar. Për mua ishte gjithçka e re. Kam mësuar fjalë për fjalë duke përjetuar gjëra të caktuara vetë. Më duhej të mësoja gjithçka shumë shpejt dhe pastaj gjatë rrugës kam bërë gabime”.

(Kosova Sot Online )