Sergio Ramos në dyshim për Angers

  • S.A /
  • 14 October 2021 - 11:23
Sergio Ramos në dyshim për Angers

Sergio Ramos bënë presion te doktorët e PSG’së që të kthehet sa më parë në fushë.

Mbrojtësi spanjoll ende nuk e ka shijuar debutimin e tij me skuadrën franceze.

Departamenti mjekësor i klubit parizian e hodhi poshtë këtë mundësi që ai të rikthehet më shpejt sesa ishte planifikuar.

Qendërmbrojtësi është duke u shëruar nga një dëmtim i muskujve të këmbës dhe donte të kthehej kundër Angers.

Sidoqoftë, departamenti mjekësor është i shqetësuar për një rikthim të mundshëm për ndërkombëtarin spanjoll dhe me pasoja më serioze

(Kosova Sot Online  )