Është titullar te Bayern, por trajneri paralajmëron largimin e tij

  • A.P /
  • 14 October 2021 - 21:42
Është titullar te Bayern, por trajneri paralajmëron largimin e tij

Është titullar te Bayern, por trajneri paralajmëron largimin e tij

Niklas Sule gjatë këtij sezoni është shndërruar në një titullar fiks te Bayern Munich duke rifituar vendin e tij në qendër të mbrojtjes.

Por, gjasat janë që në merkaton e verës gjermani të largohet nga bavarezët me parametra zero pasi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022.

Vetë trajneri Julian Nagelsmann në një intervistë theksoi se e ardhmja e Sules do të varet nga zhvillimet e merkatos.

“Rinovimi i tij varet nga zhvillimet e tij gjithashtu nga situata e tregut. Do të shohim se çfarë i përshtatet të dyve. Ai ende duhet të zhvillojë pak potencialin e tij dhe më pas ta përdorë atë për të qenë një qendërmbrojtës shumë i mirë”, ka deklaruar Naglesmann.

Niklas Sule ka përfunduar në radarët e drejtuesve të rinj të Newcastle të cilët e shikojnë gjermanin si një përforcim shumë të vlefshëm për mbrojtjen.


(Kosova Sot Online)