Liverpooli i frikshëm, shkëlqen treshja Mane-Firmino-Salah

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 15:29
Liverpooli i frikshëm, shkëlqen treshja Mane-Firmino-Salah

Liverpooli ka marrë tri pikë të tjera në Premierligë. Firmino ishte heroi me tre gola, me het-trik.

Redsat e kanë mundur 4-0 në udhëtim skuadrën e Watfordit, duke ia bërë të hidhur debutimin Claudio Ranierit, që u ul sonte për herë të parë në stolin e nikoqirëve.

Treshja Mane-Firmino-Salah nuk ka funksionuar shumë vitin e fundit, por duket se këtë sezon janë pajtuar që të bëjnë diçka më shumë në fushë dhe këtë e vërtetuan kundër Watfordit.

Ata i shënuan të pesë golat për skuadrën e Jurgen Klopp.

Fillimisht shënoi Mane, në minutën e nëntë. Pas Sadio Mane, ka shënuar sulmuesi Roberto Firmino.

Në minutën e 37-të, Firmino që nuk po kalon një sezon të mirë, arriti ta dërgojë topin në rrjetë për 2-0.

Me të nisur pjesa e dytë, Liverpooli shënoi edhe dy gola të shpejtë.

Roberto Firmino sërish e gjeti golin në këtë takim, të dytin personal. Ai shënoi për 3-0 në minutën e 52-të, derisa në atë të 57-të për 4-0 realizoi Mohamed Salah.

Para se të mbyllet gjithçka, Firmino tregoi se po punon shumë për të gjetur formën e dikurshme dhe e kompletoi het-trikun, duke shënuan krejt në fund për 5-0.

(Kosova Sot Online)