Leicesteri e fiton ndeshjen dramatike ndaj Manchester Unitedit

  • A.P /
  • 16 October 2021 - 18:12
Leicesteri e fiton ndeshjen dramatike ndaj Manchester Unitedit

Leicesteri ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Premierligë.

Ishte fillimisht Greenwood që kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsië, kurse Tielemans barazoi shifrat në të 31-tën.

Fundi i ndeshjes ishte jashtëzakonisht dramatik.

Soyuncu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 78-të, kurse katër minuta më vonë Rashford barazoi për 2:2.

Menjëherë në aksionin tjetër Vardy riktheu epërsinë e vendasve.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Patson Daka shënoi për 4:2.

Me këtë fitore, Leicesteri shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e 11-të, kurse Manchester United zbret në vendin e pestë me 14 pike.

(Kosova Sot Online)