Ndeshja e futbollit kthehet në arenë lufte, qëllohen me armë katër persona

  • S.A /
  • 17 October 2021 - 09:44
Ndeshja e futbollit kthehet në arenë lufte, qëllohen me armë katër persona

Të shtënat në tribuna ndërprenë një ndeshje të futbollit amerikan midis Ëilliamson dhe Vigor High Schools, që për fat të keq kishte dhe pasoja .
Katër persona mbetën të plagosur, teksa një prej tyre është në rrezik për jetën për shkak të plagëve të marra.

Policia erdhi shpejt në vendngjarje për të qetësuar situatën në tribuna pasi duke e gjykuar nga pamjet që u shfaqën në rrjetet sociale, pas dëgjimit të të shtënave u krijua një kaos i madh.Tifozët menjëherë filluan të vrapojnë drejt fushës, teksa sportistët e rinj të të dyja ekipeve u shtrinë në fushë. Reagime të tilla janë mjaft të zakonshme sepse nuk dihej se çfarë po ndodhte.

Një skenë e ngjashme ndodhi pak kohë më parë në Amerikë, kur u qëllua drejt stadiumit me armë.


 

(Kosova Sot Online )