Sulmohet fizikisht Agim Ademi i FFK-së, pësoi lëndime trupore

  • E.K /
  • 19 October 2021 - 14:46
Sulmohet fizikisht Agim Ademi i FFK-së, pësoi lëndime trupore

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ( FFK), Agim Ademi, ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik ndaj tij në Parkun e Germisë të martën në mëngjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e konfirmoi lajmin.

Policia ka nisur hetim ndaj rastit.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth sulmit dhe se kush mund të jetë i dyshuari apo të dyshuarit.

Ademi ndodhej në Parkun e Germisë kur u sulmua, në ditëlindjen e tij të 60-të.

(Kosova Sot Online)