City i jep leksione Clube Brugges, rrëmben kreun

  • A.P /
  • 19 tetor 2021 - 20:49
City i jep leksione Clube Brugges, rrëmben kreun

Manchester City e ka mposhtur 5-1 në udhëtim skuadrën e Clube Brugge dhe ka rrëmbyer kreun në grupin A, me gjashtë pikë.

Pas humbjes nga Paris Saint Germain, Manchester City është rikthyer te fitorja në Ligën e Kampionëve.

Të besuarit e Pep Guardiolës e kanë mposhtur në udhëtim 5-1 skuadrën e Clube Brugge.

City shënoi dy gola në pjesën e parë dhe tre në atë të dytë për të marrë një fitore të lehtë dhe tri pikë mjaft të rëndësishme, që e renditin të parin në Grupin A me gjashtë pikë, dy më shumë se PSG-ja që pas pak përballet me RB Leipzig.

Joao Cancelo dhe Riyad Mahrez shënuan në pjesën e parë, derisa në atë të dytë Walker, 19-vjeçari, Cole Palmer dhe sërish Mahrez.

Golin e nderit për vendasit e shënoi H. Vanaken. 

(Kosova Sot Online)