Benzema mungon në seancën gjyqësore ndaj tij, rrezikon dënim me 5 vjet burgim

  • S.A /
  • 20 October 2021 - 14:06
Benzema mungon në seancën gjyqësore ndaj tij, rrezikon dënim me 5 vjet burgim

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, mungoi në seancën hapëse të gjykimit treditor ndaj tij në Francë, ku akuzohet për përfshirje në një tentim shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit të vet francez Mathiueu Valbuena.

Benzema dyshohet se kishte tentuar ta shantazhojë ish-bashkëlojtarin e vet në Kombëtaren e Francës, Valbuena, për një kasetë seksi. Nëse shpallet fajtor, Benzema përballet me dënim deri në pesë vjet burim.

Ekipi ligjor i sulmuesit 33-vjeçar tha në Gjykatën e Versailles se detyrimet profesionale e bënë të pamundur për Benzeman të paraqitjet në seancë. Ky pretendim u hodh poshtë nga avokati i Valbuenas.

Benzema luajti për Madridin në Kiev të martën kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve. Madridi do të përballet me Barcelonën të dielën në La Liga. Katër personat e tjerë të akuzuar për shantazh ishin të pranishëm në gjykatë. Benzema po gjykohet për pjesëmarrjen në tentim për shantazh. Ai rrezikon burgim deri në pesë vjet dhe gjobë prej 75 mijë eurove nëse shpallet fajtor. Benzema i ka mohuar të gjitha akuzat. 

(Kosova Sot Online )