Renditja e FIFA-s: Kosova pëson rënie të madhe

  • S.A /
  • 21 October 2021 - 12:05
Renditja e FIFA-s: Kosova pëson rënie të madhe

Kosova e ka shënuar një rënie të madhe në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes më të re nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Kosova e zë vendin e 113-të në renditjen e FIFA-s tani, që është një rënie për katër vende krahasuar me renditjen paraprake.

Kjo rënie e kombëtares dardane vjen kryesisht si pasojë e disfatave kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në tetor.

Si pasojë e disfatave në tetor , Kosova i humbi 15 pikë në ranglistë, të cilat e zbresin atë katër pozita më poshtë në renditjen e re të FIFA-s.

Në renditjen e kaluar, të publikuar në shtator, Kosova renditjen e 109-ta.

Image

(Kosova Sot Online )