Kjo tifoze udhëtoi 7500 kilometra dha pati një mesazh interesant për Neuerin, portieri gjerman ja krijon befasin!

  • S.A /
  • 21 October 2021 - 15:31
Kjo tifoze udhëtoi 7500 kilometra dha pati një mesazh interesant për Neuerin, portieri gjerman ja krijon befasin!

Bayern Munich ka vazhduar me formë fantastike në Ligën e Kampionëve, duke marrë edhe fitoren e tretë në grup. Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka triumfuar në udhëtim te Benfica me rezultat 0-4, në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.Tifozja kishte udhëtuar 7500 kilometra nga Brazili për në Portugali vetëm për një gjë, që ta marrë dhuratë fanellën e kapitenit të Bayernit, Manuel Neuer.

“Neuer, kam ardhur nga Brazili vetëm për fanellën tënde”, ka shkruar në pankartën e saj tifozja braziliane. Kjo pankartë kishte rënë në sytë e Neuerit që pas ndeshje vendosi t’ia dhurojë fanellën tifozës braziliane të tij. Ka qenë faqja zyrtare e Bayernit që ka publikuar fotot, derisa gjesti i kapitenit bavarez është vlerësuar lartë nga tifozët e futbollit. Por ajo që ra në sy ishte një mesazh i një tifozë braziliane gjatë ndeshjes.

(Kosova  Sot Online )