Zhegrova shënon në fitoren e Bazelit, mbyllen të gjitha ndeshjet në Conference League dhe Europa League

  • A.P /
  • 21 October 2021 - 23:05
Zhegrova shënon në fitoren e Bazelit, mbyllen të gjitha ndeshjet në Conference League dhe Europa League

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së tretë në UEFA Europa Conference League dhe Europa League.

Befasia më e madhe e mbrëmjes ka qenë humbja e Romës në Norvegji nga ekipi i Bodos, me rezultatin e thellë 6-1.

Në Conference League është befasuar edhe Tottenhami, që është mundur 1-0 në udhëtim te Vitesse.

Edon Zhegrova edhe njëherë e ka gjetur rrugën drejt golit me Bazelin. Ai shënoi në fitoren 3-1 të skuadrës zvicerane.

(Kosova Sot Online)