Komisioni Disiplinor në futboll shqipton tetë dënime

  • A.P /
  • 22 tetor 2021 - 17:35
Komisioni Disiplinor në futboll shqipton tetë dënime

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 22.10.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së dhjetë të Superligës dhe xhiros së nëntë të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIME

KF”Vushtrria”; Lëshim në organizimin e ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupin ”B” Vushtrria-Arbëria. Sharje gjatë tërë ndeshjes nga ana e një grupi të tifozëve vendas ndaj ekipit mysafir. Pas barazimit të rezultatit nga nikoqirët , tifozët vendas ishin shumë agresiv ndaj bankinës mysafire, për çka referi kryesor kishte kërkuar zbrazjen e tribunës përendimore, për të krijuar kushte për vazhdimin e pjesës së mbetur të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 të Rregullorës disiplinore: Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas rradhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK.

KF”Drenica”; Lëshim në organizimin e ndeshjes Drenica-Feronikeli , e cila ka filluar me dhjetë (10) minuta vonesë për shkak të mungesës së autoambulancës. Në min.25, hedhet një fishekzjarr në fushën e lojës. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët vendas ofendojnë në kor lojtarët e ekipit të Feronikelit. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika H të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Nd.trajneri i FC ”Prishtina” Debatik Curri me nr ID.000624M83; Pas përfundimit të ndeshjes Prishtina-Llapi, gjatë largimit nga fusha ofendon rëndë asistentin e dytë. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) .

Kryetari i KF”Dukagjini” Fabian Veseli me nr ID.009724M71. Në minuten e 83, zbret nga tribunat dhe në afërsi të fushë kërcnon dhe ofendon rëndë referët e ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini – Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari KF “Dukagjni“ Fabian Veseli. Afati datë 26.10.2021 ora 13:00.

Kryetrajneri i KF”Vitia” Trimnor Hasani me nr ID.007917M92. Pas ndëshkimit me karton të kuq kërcnon, ofendon rëndë dhe tenton ta sulmoj gjyqtarin kryesor. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së VIVA FRESH Liga e Parë Grupi ”B” , Vitia – Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Pezullohet pa të drejtë udhëheqje të ekipit deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajnerit të KF”Vitia” Trimnor Hasani Afati datë 26.10.2021 ora 13:00.

Futbollisti i KF” Ramiz Sadiku” Jon Miftari me nr të fanelles 5 si dhe me nr të ID 005803M03. Ne ndeshjen Ferizaj– Ramiz Sadiku , në Superligen e juniorëve në minutën e 90 ndërhyrje me bryl , ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Futbollisti i KF” Istogu” Lorik Bajraktari me nr të faneles 5 si dhe me nr të ID 006871M03. Në ndeshjen Ramiz Sadiku – KF Istogu , në Seperligen juniorët në minutën e 35 ndërhyrje si lojtar I fundit ,ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Futbollisti i KF “Ballkani” Qazim Rexhaj me nr të faneles 22 dhe nr të ID 013788M04 Në ndeshjen KF Trepca – KF Ballkani , në Superligen e juniorëve në minutën 91, nëerhyrje si lojtar i fundit dhe, ndëshkohet me karton te kuq dirket. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuara nga FFK.

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 22.10.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

(Kosova Sot Online)