Ndeshje interesante në Superligë, sot vëmendja te Llapi vs Drita

  • S.A /
  • 23 October 2021 - 09:39
Ndeshje interesante në Superligë, sot vëmendja te Llapi vs Drita

Xhiroja e 11-të e BKT Superligës do ta sjellë një ndeshje të madhe në Suharekë. Edhe dueli Llapi – Drita pritet të jetë mjaft interesant

Xhiroja e 11-të e BKT Superligës së futbollit do ta sjellë një ndeshje të madhe në fundjavë.

Lexo Edhe:

Futbollistët që kanë më së shumti fitore në histori të "El Clasicos" - Gaz…

Rregullo problemet e tua në shtrat për 5 sekonda

Ballkani dhe Prishtina do t’i matin forcat në mes tyre në ndeshjen kryesore të së dielës.

Therandasit do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi dhe me këtë rast ta ruajnë pozitën e liderit.

Nga ana tjetër, prishtinasit kanë nevojë për pikë në mënyrë që të mbeten në hap me kreun e tabelës, shkruan “Gazeta Express”.

Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai në mes të Llapit me Dritën. Llapjanët janë këndellur së fundmi duke i regjistruar tri fitore radhazi.

Andaj, ata llogarisin në fitoren e katërt. Megjithatë, këtë radhë përballë do ta kenë një kundërshtar të fuqishëm.

Drita i ka bërë llogaritë e saj dhe do të kërkojë po ashtu rezultat pozitiv.

Ndërkohë, Gjilani shihet si favorit ndaj Feronikelit të pafuqishëm këtë sezon.

“Skifterat” po shfaqin formë të mirë dhe duan t’i mbajnë pikët në shtëpi.

E Drenica s’do të ketë punë të lehtë në shtëpi pasi e pret Dukagjinin.

Megjithatë, Kuqezinjtë vështirë se lëshojnë pikë në shtëpi.

Ata synojnë të fitojnë dhe ta presin një gabim eventual të Ballkanit, për ta rimarrë kreun e tabelës.

Tri ndeshje të kësaj xhiroje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën. 

(Kosova Sot Online )