Ribashkimi Liverpool-Sterling, mund të bëhet realitet

  • S.A /
  • 23 October 2021 - 10:01
Ribashkimi Liverpool-Sterling, mund të bëhet realitet

Sterling ka zëra se mund të rikthehet aty ku bëri emër, në ANfield.

Raheem Sterling mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit te Manchester City.

Lojtari ditë më parë tha se është i hapur për t’u larguar, derisa përveç dëshirës për të luajtur jashtë Anglisë, nuk përjashtoi mundësinë të vazhdojë të shijojë Premierligën.

Tani ka zëra se Liverpooli është hedhur në sulm për ta rikthyer në Anfield.

Sterling la Liverpoolin në vitin 2015, dhe që nga atëherë është rritur shumë si lojtar.

Por, ka dështuar të bëhet titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Pep Guardiolës, derisa këtë vit ka mbetur prapa Jack Grealish dhe opsioni më i mirë për të është largimi.

(Kosova Sot Online )