Real Madridi e zgjedh pasuesin e Carvajal

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 11:56
Real Madridi e zgjedh pasuesin e Carvajal

Real Madrid mendon që tani për pasuesin e Dani Carvajal në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Spanjolli është vetëm 29-vjeç dhe ka edhe shumë vite karrierë para se të varë këpucët në gozhdë, por dëmtimet e shpeshta që ka pësuar Carvajal gjatë viteve të fundit kanë detyruar drejtuesit e Los Blancos të mendojnë për të ardhmen.

Madje, klubi madrilen ka zgjedhur edhe pasardhësin e spanjollit që pritet të jetë një francez ashtu siç ndodhi me Marcelon në krahun e majtë ku u afrua Mendy për ta zëvendësuar gradualisht.

Nordi Mukiele është i përzgjedhuri i Real Madrid me anësorin francez që ka kontratë me Lepizig deri në 2023-in por do ta priste krahëhapur një kalim të mundshëm te Los Blancos.

(Kosova Sot Online)