Rahoveci përforcohet me lojtarin e pestë amerikan

  • S.A /
  • 27 October 2021 - 13:34
Rahoveci përforcohet me lojtarin e pestë amerikan

Klubi i basketbollit Rahoveci e ka bërë “goditjen” e radhës.“Vreshtarët” i kanë përforcuar radhët e veta me një tjetër amerikan.

Cavon Baker është bërë amerikani i pestë që do t’i mbrojë ngjyrat e këtij ekipi këtë sezon.

Baker mund të luajë në pozitat 1 dhe 2, ndërsa është i gjatë 185 centimetra.Klubi kosovar e ka përshkruar atë si lojtar mjaft të shpejtë në lëvizjet depërtuese në rapez.

Së fundmi, Baker është paraqitur në ligën amerikane NCAA te skuadra Saint Peter’s.

Rahoveci nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri dhe pas shtatë xhirosh në Art Motion Superligën e basketbollit i ka 6 humbje e 1 fitore

(Kosova Sot Online )