Ancelotti hedh poshtë Hazard: Nuk është ylli i Realit, trajneri preferon lojtarë të tjerë

  • A.P /
  • 28 October 2021 - 16:42
Ancelotti hedh poshtë Hazard: Nuk është ylli i Realit, trajneri preferon lojtarë të tjerë

Sulmuesi belg ka humbur vendin startues te gjiganti spanjoll.

Eden Hazard në gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit ka luajtur vetëm 56 minuta në përgjithësi duke u inkuadruar vetëm nga banka rezervë.

Zyrtare/ Në pritje të Xavi Hernandez, Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm

Belgu nuk u aktivizua fare në lojë në “El Classico”  javës së kaluar ndaj Barcelonës.

Trajneri, Carlo Ancelotti, në një intervistë ka pranuar se Hazard nuk është yll në ekipin e tij.

“Ai është gati të luajë, por problemi është se këtu është një trajner që preferon futbollistë tjetër para tij.

Nuk e ka statusin e ‘yllit’ te Real Madridi sepse ka pasur lëndime të shumta.

Jam i sigurt që këtë sezon ne do të shohim verzionin më të mirë, dhe se ai do të luajë më shumë se sa po luan momentalisht.

Hazard ka gjithçka, kualitetin, motivimin, ai duhet të durojë, ajo që ndodh është se ndonjëherë trajneri preferon lojtarë të tjerë”, tha Ancelotti.

Mbetet të shihet nëse Hazard do të aktivizohet më shumë në ndeshjet e tjera, apo do të largohet përfundimisht nga “Santiago Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)