Ky është boksieri më i mirë në botë, sipas Mike Tyson

  • S.A /
  • 01 November 2021 - 11:43
Ky është boksieri më i mirë në botë, sipas Mike Tyson

Mike Tyson, legjenda e boksit, i ka dhënë një këshillë kampionit të botës në WBC, në peshën e rëndë, britanikut Tyson Fury, që të mos tërhiqet nga sporti kaq herët.

Fury, 33 vjeç, ka bërë disa herë me dije se tashmë që arriti gjithçka në karrierën e tij, mund të tërhiqet si i pamposhtur.

Fury mund të arkëtojë shuma marramendëse vitin tjetër, deri në 100 milionë dollarë, në rast se lufton ndaj Oleksandr Usyk apo Anthony Joshua.

Prandaj Mike Tyson këshillon britanikun që të vijojë të luftojë dhe arkëtojë sa më shumë të ardhura.

“Vazhdo të luftosh vëlla dhe vazhdo të fitosh. Tyson është kampioni i botës. Ai është boksieri që i ka mposhtur të gjithë, është momenti i tij në peshën e rëndë. Është vetëm ai dhe askush tjetër”, tha “Iron” Mike Tyson, 55 vjeç, i rikthyer në ring kohët e fundit.

(Kosova Sot Online )