Van de Beek afër largimit nga Man Unitedi

  • E.K /
  • 01 November 2021 - 14:21
Van de Beek afër largimit nga Man Unitedi

Futbollisti holandez, Donny Van de Beek dëshiron të largohet nga Manchester United në merkaton e dimrit.

Për këtë arsye, ai ka ndryshuar përfaqësuesen e tij ligjor, veprim që sipas “Sport”, mund ta afrojë me Barcelonën.

Menaxheri i tij i ri nuk është askush tjetër veç Ali Dursun, i njëjti që bashkëpunon me bashkatdhetarin e tij, Frenkie de Jong. Përveç kësaj, prania e Luuk de Jong dhe Memphis Depay e bën Barcelonën një destinacion shumë të dëshirueshëm për holandezët.

Me menaxherin Guido Albers ai nuk arriti të gjente një skuadër të re verën e kaluar dhe shpreson që Dursun t’i japë fund përvojës së tij aspak pozitive në “Old Trafford”.

Transferimi, nëse do të ndodhë, do të bëhet në formë huazimi, për shkak të kufizimeve financiare në klubin e Barçës. Solskjaer, pavarësisht se kishte shumë hapësira për të në formacion, e ndaloi transferimin e tij tek Evertoni, por situata duket se ka ndryshuar dhe destinacion i ri i mesfushorit do të jetë Barça.

(Kosova Sot Online)