Barcelona sqaron situatën e Agueros, argjentinasi do të mungojë tre muaj

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 21:07
Barcelona sqaron situatën e Agueros, argjentinasi do të mungojë tre muaj

Barcelona ka dhënë detaje rreth gjendjes së sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero.

Aguero u largua nga ndeshja qysh në pjesën e parë pasi pati disa komplikime, ndërsa pas ekzaminimeve të para mjekësore u raportua se kishte aritmi të zemrës. Aritmia është çrregullim i ritmit të zemrës.

Ndërkohë, Barcelona tani ka dalë me një kumtesë ku ka treguar se Aguero do t’i nënshtrohet tretmanit mjekësor dhe do të mungojë për tre muaj.

“Lojtari i ekipit të parë Sergio Agüero i është nënshtruar një procesi diagnostikues dhe terapeutik nga Dr.Josep Brugada. Ai është i padisponueshëm për përzgjedhje dhe gjatë tre muajve të ardhshëm do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, thuhej në njoftim.

(Kosova Sot Online)