Ardi Shala shpallet “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

  • S.A /
  • 02 November 2021 - 10:44
Ardi Shala shpallet “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 12-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Ulpiana, Ardi Shala.

Mesfushori i ekipit lipjanas dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj FC. Ballkani që deri para kësaj xhiroje ishte lider në renditje.

Shala fillimisht shënoi autogol, por në fund u bë hero i ndeshjes, duke e shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, në kohën shtesë. Kjo fitore e nxori Ulpianën nga zona e kuqe në #BKTSuperligë
Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin e Ulpianës e ndau Naim Zeqiri, menaxher i degës së BKT në Lipjan.

(Kosova Sot Online )