Barcelona e ka obligim fitoren ndaj Dynamo Kyiv

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 19:52
Barcelona e ka obligim fitoren ndaj Dynamo Kyiv

Barcelona do të përballet me Dynamo Kyiv në udhëtim në kuadër të javës së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit mes tyre, Barcelona shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të Gerard Pique, i cili do të mungojë sot për shkak të një lëndimi.

Momentalisht, Barcelona gjendet në vendin e tretë me tri pikë, një më pak se Benfica dhe gjashtë më pak se Bayerni.

Në anën tjetër, Dynamo Kyiv gjendet i fundit në grupin E me vetëm një pikë.

(Kosova Sot Online)