Zbardhen detaje para meqit të madh, Khamzat Chimaev tashmë e di emrin e kundërshtarit të radhës pas fitores në UFC 267

  • S.A /
  • 03 November 2021 - 15:58
Zbardhen detaje para meqit  të madh, Khamzat Chimaev tashmë e di emrin e kundërshtarit të radhës pas fitores në UFC 267

Khamzat Chimaev ka mësuar emrin e kundërshtarit të ri, vetëm pak ditë pasi arriti të mposht Li Jingliang në UFC 267 fundjavën e kaluar. Chimaev bëri një rikthim triumfues në tetëkëndësh, duke mposhtur Jingliang në raundin e parë të meçit të tyre në peshë të lehtë. 27-vjeçari, i cili po bënte paraqitjen e tij të parë në UFC që nga shtatori i vitit 2020, regjistroi fitoren e tij të katërt në MMA ndërsa vazhdon ngjitjen e tij drejt kreut.

Dhe, tani ai duket se do të kthehet në aksion pas disa javësh, por jo me UFC-në.

Sipas raportimeve, ‘Borz’ do të përballet me pretendentin e UFC për peshën e mesme Jack Hermansson në Bulldog Fight Night më 19 nëntor.

View this post on Instagram

A post shared by jack hermansson (@jackthejokermma)

‘The Joker’ përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se do të ballafaqohet me fenomenin e UFC-së.

Natyrisht se ky lajm ka entuziazmuar tifozët e dyshes, pasi pritet të jetë një përballje e zjarrtë.

(Kosova Sot Online )