
PSG gabon në fund, City kryen detyrën dhe rrëmben kreun

Paris Saint Germain ka gabuar në fund duke barazuar 2-2 me Leipzig, për të humbur kreun në Grupin A. City e ka mundur 4-1 Clube Bruggen dhe ka rrëmbyer kreun me nëntë pikë.
Paris Saint Germain ka barazuar 2-2 me Leipzig për të humbur kreun në Grupin A.
Vendasit befasuan Parisin duke shënuar golin e epërsisë në minutën e gjashtë të ndeshjes përmes Nkunku.
Por, ishte Georginio Wijnaldum ai që realizoi dy gola dhe kishte nevojë, pasi nuk e ka nisur mirë aventurën në Paris.
Të dy golat i shënoi në pjesën e parë në minutën e 21’ dhe 39’.
Kur u mendua se PSG po merr tri pikë, në fund të takimit Szoboszlai barazoi gjithçka dhe kështu, PSG ka rënë në vendin e dytë me tetë pikë.
(Kosova Sot Online)