Ylli i Milanit: Ne vazhdojmë të besojmë në kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 04 November 2021 - 13:43
Ylli i Milanit: Ne vazhdojmë të besojmë në kualifikim tutje në Ligën e Kampionëve

Alessio Romagnoli ka këmbëngulur se Milani do të vazhdojë të besojë se do ta arrijë kalimin në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Milani e fitoi pikën e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pas një barazimi 1:1 me Porton të mërkurën në San Siro. Liverpooli është kualifikuar tashmë si lider i garantuar i Grupit B me 12 pikë nga katër ndeshjeve, i ndjekur nga Porto me pesë pikë dhe Atletico Madridi me katër pikë, ndërsa Milani është i fundit me një pikë.

Do të nevojitet një mrekulli që Milani të kualifikohet, por nuk do të ishte hera e parë, pasi edhe Atalanta e kishte vetëm një pikë pas katër ndeshjeve dhe ia doli të kualifikohej para dy vjetëve.

Duke folur pas ndeshjes, Romagnoli tha: “Është rezultat zhgënjyes, sepse dhamë gjithçka nga vetja. Ne krijuam shmë mudnesi shënimi në pjesën e dytë dhe e dimë se Liga e Kampionëve është garë e vështirë, por paraqitjet tona në këto katër ndeshje në përgjithësi vlejnë më shumë se një pikë”.

“Ne do të vazhdojmë të besojmë në kualifikim derisa është i mundur kualifikimi. E gjitha varet nga ne, edhe pse rezultatet e ekipeve të tjera duhet të jenë në favorin tonë”, shtoi ai.

Do të nevojitet një mrekulli që Milani të kualifikohet, por nuk do të ishte hera e parë, pasi edhe Atalanta e kishte vetëm një pikë pas katër ndeshjeve dhe ia doli të kualifikohej para dy vjetëve.

Ndeshjet e mbetura të Milanit janë kundër Atletico Madridit në udhëtim më 24 nëntor dhe kundër Liverpoolit në shtëpi më 7 dhjetor.

Porto ka rekord më të mirë kokë më kokë kundër Milanit, prandaj nëse ekipi i Sergio Conceicaos e mund Liverpoolin, atëherë për Milanin mbaron gjithçka.

Milani duhet t’i fitojë patjetër të dy ndeshjet e mbetura, të shpresojë se Porto e fiton vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe pastaj ta krijojë një rekord më të mirë kokë me kokë ndaj Atleticos duke e mundur atë në Wanda Metropolitano me dy gola dallim të paktën.

(Kosova Sot Online )