Sot nis epoka e Contes në Tottenham

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 15:19
Sot nis epoka e Contes në Tottenham

Antonio Conte do ta nisë sot epokën e tij si trajner i Tottenhamit.

Të martën Conte nënshkroi marrëveshje 18 mujore me Tottenhamin, deri në qershor 2023, por me mundësi vazhdimi.

Trajneri italian iu përvesh punës menjëherë dhe e drejtoi skuadrën në stërvitje për herë të martën pasdite.

Vitesse Arnhem do të jetë do të jetë kundërshtari i parë i Tottenhamit të Contes, sonte në një ndeshje të gazës grupore në Ligën e Evropës në Londër.

52-vjeçari do të debutojë në stolin e Tottenhamit në Premierligë vetëm tri ditë më vonë, të dielën kundër Evertonit të Rafael Benitezit.

Conte e ka dëshmuar veten në Premierligë, duke e fituar titullin në vitin e tij të parë si trajner i Chelseat më 2016.

Ai do ta zëvendësoj Nuno Espirito Santon e shkarkuar në Tottenham Hotspur Stadium.

Conte u largua nga Interi në fund të sezonit të kaluar, menjëherë pasi ia fitoi klubit zikaltër titullin e parë në Serie A pas 11 vjetëve, duke i dhënë fund mbizotërimit nëntëvjeçar të Juventusit. 

(Kosova Sot Online)