Goli i çmendur i sulmuesit të Kombëtares në Europa League

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 11:04
Goli i çmendur i sulmuesit të Kombëtares në Europa League

Myrto Uzuni ka shkëlqyer sërish për Ferencvarosin.

Uzuni realizoi një gol shumë të bukur në humbjen 2-3 të Ferencvarosit përballë Celtic Glasgow në Budapest.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, e dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e largët në minutën e 86-të, duke ndezur shpresën e vendasve për rezultat pozitiv, pasi realizoi për 2-3, por në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi.

Përveçse autor i një goli, Uzuni zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe i vjen keq që humbën. 

(Kosova Sot Online )