I shënoi gol të bukur Celticut, Uzuni me notën më të lartë te Ferencvarosi

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 11:37
I shënoi gol të bukur Celticut, Uzuni me notën më të lartë te Ferencvarosi

Myrto Uzuni realizoi një gol shumë të bukur në humbjen 2-3 të Ferencvarosit përballë Celtic Glasgow në Budapest.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, e dërgoi topin në rrjetë në një pozicion të prirët në minutën e 86-të, duke ndezur shpresën e vendasve për rezultat pozitiv, por në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi.

Ferencváros-Celtic (Uzuni bomba gólja ).mp4

Përveçse autor i një goli, Uzuni zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, aq sa “sofascore” i ka vënë notën më të lartë nga futbollistët e Ferencvarosit. Beratasi është vlerësuar me 7.6, ndërsa shoku i tij i skuadrës me notën më të lartë është Tokmac Nguen me 7.

Nga radhët e Celtic-ut vetëm dy lojtarë janë vlerësuar më mirë se Uzuni: Liel Abada (8.1) dhe David Turnbull (8.2).    

Për Uzunin ky ishte goli i nëntë sezonal me Ferencvarosin. 3 gola i ka shënuar në kampionat, 4 në Champions League në raundet eliminatore dhe 2 gola në Europa League, një ndaj Betisit dhe ky i fundit kundër Celtic Glasgow.

(Kosova Sot Online )