Futbollisti i Kombëtares u kërkon falje tifozëve

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 12:27
Futbollisti i Kombëtares u kërkon falje tifozëve

Myrto Uzuni ka shkëlqyer sërish për Ferencvarosin. Ai realizoi një gol shumë të bukur në humbjen 2-3 të Ferencvarosit përballë Celtic Glasgow në Budapest.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, e dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e largët në minutën e 86-të, duke ndezur shpresën e vendasve për rezultat pozitiv, pasi realizoi për 2-3, por deri në fund më rezultati nuk ndryshoi.

Ai u shpreh i lumtur për golin në aspektin personal, por i mërzitur me humbjen e ekipit të tij.

“Kishim shanse, jam i lumtur shumë për golin, unë gjithmonë lë zemrën në fushë. Dua t’i kërkoj falje tifozëve. Nuk fituam, por e rëndësishme është të qëndrojmë së bashku dhe të tentojmë të fitojmë ndeshjen tjetër”, tha ai pas takimit.

“Ne humbasim së bashku dhe fitojmë së bashku, duhet të vazhdojmë së bashku”.

“Natyrisht gjithmonë e japim maksimumin dhe gjithmonë duam të fitojmë, por na vjen keq”.

(Kosova Sot Online )