Liverpooli i shkon West Hamit në formë

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 16:52
Liverpooli i shkon West Hamit në formë

Liverpooli do të kërkojë t’i afrohet liderit të Premierligës në vetëm një pikë, por do të përballet me skuadrën në formë të David Moyes sonte në jug të Londrës.

Skuadra e Jurgen Kloppit vjen nga një barazim tronditës ndaj Brightonit në ndeshjen e kaluar dhe do të kërkojë ta ndreqë gabimin kundër West Hamit sonte në orën 17:30 në Stadiumin Olimpik.

Liverpooli e lëshoi nga dora një epërsi prej dy golave për të barazuar kundër Brightonit në shtëpi fundjavën e kaluar, por do ta ketë shansin për t’iu afruar liderit Chelsea në vetëm një pikë, nëse fiton sonte.

Megjithatë, çekanët e Moyes janë të formë të shkëlqyer, pasi i kanë fituar katër prej pesë ndeshjeve të fundit dhe renditen në vendin e pestë, me vetëm dy pikë më pak se Liverpooli.

Jurgen Klopp nuk do të mundë të llogarisë në Roberto Firminon që u lëndua në mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Po ashtu do të mungojnë edhe James Milner dhe Elliot.

Te West Hami mungon Andriy Yarmolenko.

(Kosova Sot Online)