NBA: Kampioni në fuqi vazhdon me humbje

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 15:08
NBA: Kampioni në fuqi vazhdon me humbje

Në NBA vijon rënia e lirë e kampionëve në fuqi të Milwaukee Bucks. 

Edhe pse Giannis Antetokounmpo shkëlqeu me 29 pikë plot 18 rebound dhe 5 asiste, Bucks u mposhtën nga Washington Wizards në kryqytet me rezultatin 101-94 duke pësuar humbjen e 5-të në 6 ndeshjet e fundit, me Milwaukee që për momentin pozicionohet në vendin e 11-të të Konferencës së Lindjes.

Nuk di më të ndalet Golden State Wariors që mori fitoren e 8-të në 9 ndeshjet e këtij sezoni pasi kaloi lehtësisht Houston Rockets në Chase Center në San Francisco me rezultatin 120-107. Poole me 25 pikë dhe Stephen Curry me 20 pikë ishin dy basketbollistët që morën për dore Warriors edhe në këtë sukses të radhës me skuadrën e trajnerit Steve Kerr që kryeson bindshëm Konferencën e Perëndimit.

Vijon momenti pozitiv për Los Angeles Clippers që regjistroi fitoren e 4-t radhazi duke thelluar krizën e Charlotte Hornets.

Në Staples Center kalifornianët triumfuan me rezultatin 120-106 për meritë edhe të lojës së shkëlqyer në grup me plot 6 basketbollistë të Clippers që kapën një kuotë pikësh me dy shifra. Spikatën mbi të gjithë Paul Goerge me 20 pikë 9 rebound e 8 asiste, Reggie Jackson me 19 pikë dhe francezi Nicolas Batum me 16 pikë e 6 rebound.

Moment jo për Utah Jazz që pësoi disfatën e dytë rresht pasi u mposht nga Orlando Magic me rezultatin 107-100 në Florida në një sfidë ku Orlando arriti të përmbyste një disvantazh prej 13 pikësh në periodën e fundit për meritë edhe të 21-vjeçarit Cole Anthony autor i 33 pikëve në këtë sfidë për Magic.

(Kosova Sot Online)