Reali do ta pastrojë ekipin, këta janë lojtarët që do të largohen

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 14:49
Reali do ta pastrojë ekipin, këta janë lojtarët që do të largohen

Futbollistët si Gareth Bale, Isco, Marcelo, Eden Hazard e Luka Jovic pritet të largohen nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës së vitit 2022

Real Madridi po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës së ardhshme.

“Los Blancos” pritet t’i shesin disa yje për t’i përmirësuar bilancet e tyre financiare.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Gareth Bale, Isco dhe Marcelo kanë kontrata të majme dhe do të largohen gjithsesi nga “Santiago Bernabeu”.

Ndërsa, rrugën e tyre drejt largimit pritet ta ndjekin edhe Eden Hazard dhe Luka Jovic, të cilët konsiderohen si përforcime të dështuara.

Reali do të presë oferta serioze për këta lojtarë, sidomos nga klubet angleze, të cilat qëndrojnë më mirë financiarisht.

Ndërkohë, “Los Blancos” planifikojnë të përforcohen me emra të mëdhenj në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)