Reali interesohet për Chiesan

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 15:30
Reali interesohet për Chiesan

“Los Blancos” janë futur në garë për sulmuesin e rrezikshëm të Juventusit, të cilit do t’i skadojë huazimi dyvjeçar nga Fiorentina në fund të këtij sezoni

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi për vitin tjetër.

“Los Blancos” duket se ia kanë vënë syrin sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa.

Për këtë siguron mediumi “El Nacional”.

Huazimi dyvjeçar i futbollistit nga Fiorentina do të skadojë në fund të këtij sezoni, përcjell “Gazeta Express”.

Dhe, ndërkohë Juve dhe “Viola” po diskutojnë për kalimin definitiv të përfaqësuesit italian në “Allianz Stadium”.

Sidoqoftë, Reali ka hyrë në mes dhe mund të ndryshojë komplet situata.

Chiesa është bërë lojtar i rëndësishëm i Juves.

Ai shkëlqeu edhe në Euro 2020 me Italinë sivjet. 


(Kosova Sot Online)