
Arsyetimi i trajnerit të ri të Kosovës pas humbjes nga Jordania në “Fadil Vokrri”

Primoz Gliha ka debutuar me humbje në stolin e Kombëtares së Kosovës, që zuri vendin e të shkarkuarit, Bernard Challandes.
Dardanët u mundën 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke vazhduar kështu ecuria negative.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam”.
“Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme.
Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme”.
“Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje”.
“Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”.
(Kosova Sot Online)