Munishi ironizon pas humbjes së Kosovës: “Shumë interesant Big Brother, po na japin emocione”

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 22:51
Munishi ironizon pas humbjes së Kosovës: “Shumë interesant Big Brother, po na japin emocione”

Trajneri i njohur, Ismet Munishi, ka lëshuar një status epik në llogarinë e tij në “Facebook”.

Munishi ka thënë se emisioni “Big Brother” është shumë interesant, pasi po dhurojnë emocione.

Ky postim nga trajneri i Gjilanit vije pas humbjes që Kosova e pësoi sonte nga Jordania (0-2).

Dhe, duket se kjo është mënyra që Munishi zgjodhi për të ironizuar me humbjen e “Dardanëve”.

Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):

“Shumë interesant Bigg Brother.

Pavarsisht situatave të ndryshme , po na japin emicione të pa para”.

(Kosova Sot Online)