Xavi dëshiron dy lojtarë ofensivë, ja cilët janë të preferuarit e tij

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 14:51
Xavi dëshiron dy lojtarë ofensivë, ja cilët janë të preferuarit e tij

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, që në prezantimin e tij si trajner i katalanasve ka kërkuara nga drejtuesit që të ndërhyjnë në skuadër për të sjellë lojtarët që ai i shikon si të përshtatshëm për lojën e blaugranave.

Xavi i ka idetë e qarta se cilët janë lojtarët që ai dëshiron që klubi t’ia vendos në dispozicion të tij.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” ish-mesfushori i Barcës u ka kërkuar drejtuesve dy lojtarë ofensivë. Bëhet fjalë për Dani Olmon e Leipzigut dhe Ferran Torresin e Manchester Cityt.

Olmo dhe Torres do ta ndihmonin ekipin në fazën ofensive, por Xavi është i vetëdijshëm se transferimet janë të nevojshme në çdo repart të fushës.

Barcelona nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon kampionatin në La Liga, ku aktualisht ka arritur të grumbullojë 17 pikë në 12 ndeshje të luajtura deri tani, e pozicionuar në vendin e 9-të në tabelën  klasifikimit.

(Kosova Sot Online)