Spanja shfrytëzon gabimin e Suedisë, gabon por shpëton Portugalia para “finales” së madhe

  • A.P /
  • 11 November 2021 - 22:53
Spanja shfrytëzon gabimin e Suedisë, gabon por shpëton Portugalia para “finales” së madhe

Spanja është liderë në Grupin B ku gjendet edhe Kosova.

Pas gabimit të Suedisë, Spanja u ngjit në kuotën e 16 pikëve, pasi shfrytëzoi këtë rast duke e mundur me rezultat minimal në udhëtim Greqinë.

Në minutën e 26’, Pablo Sarabia ka arritur të realizojë golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët, 0-1.

Spanja, pas gabimit të Suedisë, ka gjithçka në duar të saj sa i përket kualifikimit direkt në Kupën e Botës dhe sfida finale do të luhet me 14 nëntor pikërisht me Suedinë, ku kësaj të fundit i duhet vetëm fitorja, derisa Spanjës vetëm barazimi.

Situatë interesante është edhe në Grupin A.

Portugalia kishte sonte shansin t’i ikte dy pikë Serbisë një sfidë para përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës, por Cristiano Ronaldo me shokë barazuan 0-0 në udhëtim me Irlandën.

Pavarësisht barazimit sonte dhe pikëve të barabarta me Serbinë, nga 17, Spanja është liderë falë goldiferencës më të mirë dhe për të mbetur e tillë dhe për t’u kualifikuar direkt në Botërorin e Katarit, duhet mos të gabojë në finalen e madhe me 14 nëntor pikërisht kundër Serbisë.

(Kosova Sot Online)