
Rifillon takimi, Kosova duhet të reagojë pas një pjesë të parë të dobët

Fillon pjesa e dytë në Athinë, me Kosovën që duhet patjetër të ndryshojë shumë në lojën e saj, nëse dëshiron ta shmangë humbjen e pestë radhazi.
Edon Zhegrova është futur në lojë në vend të Florent Loshajt.
Greqia e mbizotëroi Kosovën gjatë 45 minutave të parë, dhe ia doli të shinojë në çastet e fundit të pjesës së parë,
Georgios Masouras shënoi për 1:0 për Greqinë në minutën e 43-të.
Kosova ishte e para që iu afrua golit kur Milot Rashica depërtoi nga krahu i djathtë por nuk arriti as të gjuajë e as të harkoi në minutën e 7-të.
Por vetëm tre minuta më vonë, Bouchalakis e goditi shtyllën horizontale të portierit Arijanet Muric me një goditje të fuqishme nga distanca.
Grekët i patën edhe disa mundësi në vazhdim por Muric e priti goditjen fantastike të Tsimikas nga gjuajtja e lirë.
Rashica i pati dy mundësi të gjuajë nga cepi i zonës, por goditjet e tij ishin tejet të plogështa për ta mposhtur portierin grek.
Sulmuesi Masouras e shpagoi mbizotërimin e grekëve duke shënuar gol të bukur me kokë në minutën e 43-të.
Greqia e pati topin në këmbë 71 për qind të kohës në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin grek, ndaj një Kosove të humbur në fushë.
(Kosova Sot Online)