Zyrtare: Dean Smith emërohet trajner i Norwichit të Rashicës

  • S.A /
  • 15 November 2021 - 09:37
Zyrtare: Dean Smith emërohet trajner i Norwichit të Rashicës

Norwich City e ka emëruar Dean Smithin si trajner të ri të ekipit të parë të hënën në mëngjes. Smith ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Norwichin, e cila do ta mbajë atë në Carrow Road deri në verën e vitit 2024. 50-vjeçari do ta zëvendësojë të shkarkuarin Daniel Farke.

Farke, i cili e solli Milot Rashicën në Norwich nga Werder Bremen në verë, u shkarkua në fillim të këtij muaji pas rezultateve të dobëta në rikthimin e klubit në Premierligë. Smith u shkarkua nga Aston Villa vetëm pak ditë më parë. “Norwich City është klub i madh, me përkrahës të shumtë të cilët e kuptojnë plotësisht çfarë do të thotë të jesh pjesë e klubit dhe komunitetit të tij”, tha Smith.“Unë gjithmonë kam punuar për përmirësimin dhe zhvillimin e lojtarëve dhe me këtë vjen edhe përmirësimi i paraqitjeve, natyrisht”, shtoi ai. Norwichi është i fundit në tabelën e Premierligës, pesë pikë larg zonës së mbijetesës. Smith do të debutojë në stolin e Norwichit më 20 nëntor kundër Southamptonit.

(Kosova Sot Online )