Ndëshkohet me kartonë të verdhë se bënte driblime me top – askush nga lojtarët nuk e kuptoi vendimin e gjyqtarit në ndeshjen ligës braziliane

  • S.A /
  • 15 November 2021 - 16:17
Ndëshkohet me kartonë të verdhë se bënte driblime me top – askush nga lojtarët nuk e kuptoi vendimin e gjyqtarit në ndeshjen ligës braziliane

Pati polemika në futbollin brazilian në fundjavë, pasi mesfushori i Internacional, Mauricio, u ndëshkua me karton të verdhë për një arsye sa qesharake, aq edhe e çuditshme.

Të shtunën Internacional mundi Athletico PR me rezultat 2-1 në Serinë A-në braziliane, me Edenilson që shënoi dy golat.

Por 20-vjeçari Mauricio u përfshi në një moment të çuditshëm në fund të lojës. Pa asnjë presion mbi të, i riu mori topin në krahun e majtë dhe filloi të bënte disa lëvizje spektakolare.Gjyqtarit nuk i pëlqeu aspak ajo shfaqje dhe kur topi doli jashtë loje, ai i dha një karton të verdhë për Mauricion.

Mauricio, dhe shumë nga shokët e tij të skuadrës, ishin krejtësisht të hutuar me vendimin – që do të thotë se ai tani do të humbasë udhëtimin te Cuiaba më 17 nëntor. Joga Bonito – ose të luash bukur – është pjesë e kulturës së futbollit brazilian, por njeriu në mes, Ramon Abatti Abel, ndjeu se Mauricio “po vepronte në një mënyrë që tregon mungesë respekti për lojën”.

Madje këtë ai e ka shkruar edhe në raportin e tij të ndeshjes, e që shumë nga tifozët po e interpretojnë si banal kartonin e verdhë.

(Kosova Sot Online )