Shpërthen skandal i madh futbollin spanjoll: Trajneri e pranon se ka abuzuar me 30 të mitur

  • S.A /
  • 16 November 2021 - 13:00
Shpërthen skandal i madh futbollin spanjoll: Trajneri e pranon se ka abuzuar me 30 të mitur

Një trajner futbolli ne Spanjë është akuzuar për abuzim me të mitur, pornografi dhe sulme seksuale ndaj tridhjetë fëmijëve, ka pranuar faktet të hënën dhe ka pretenduar se ai ka pësuar gjithashtu episode abuzimi kur ishte i mitur.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se gjyqi ishte planifikuar të mbahej këtë të hënë në seksionin e nëntë të gjykatës provinciale të Malagës, por pas arritjes së marrëveshjes nuk ka qenë e nevojshme që viktimat, dëshmitarët dhe ekspertët të dëshmojnë në seancën dëgjimore.

Bëhet me dije se avokati i të pandehurit, Juan Fernandez Ramos, u ka shpjeguar gazetarëve se pala e akuzuar është shprehur e penduar dhe kjo gjë është marrë parasysh se ai ka pësuar edhe episode abuzimi në fëmijëri , çrregullim për të cilin ai është shfajësuar duke thënë se ka çuar në kryerjen e vepra të tilla, raporton media e huaj MARCA.

Mediumi spanjoll gjithashtu ka treguar disa detaje nga ngjarja e rëndë.

Është bërë e ditur se të gjitha këto krime janë kryer ndërmjet viteve 2013 dhe 2018 me të mitur nga mosha 9 deri në 15 vjeç dhe megjithëse janë tridhjetë të prekur nga veprimet e trajnerit, disa nga veprimet e tyre nuk përbëjnë krim.

(Kosova Sot Online )