Reali ia mësyn Van de Beekut

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 15:54
Reali ia mësyn Van de Beekut

“Los Blancos” janë të gatshëm ta transferojnë mesfushorin holandez, i cili nuk e ka gjetur veten sa duhet në Manchester United

Real Madridi ia ka vënë syrin mesfushorit të Manchester United, Donny van de Beek.

“Los Blancos” dëshirojnë të përfitojnë nga pakënaqësitë e futbollistit holandez.

Dhe, gjiganti spanjoll shpreson që ta marrë me pak para ish-futbollistin e Ajaxit.

Sipas mediumit “Fichajes”, “Mbretërit” do të tentojnë ta transferojnë 24 vjeçarin në afatin kalimtar të janarit

Futbollisti dëshiron të luajë në një ekip ku do të kishte vazhdimësi.

Ai e ka mendjen edhe tek Kombëtarja e Holandës, me të cilën synon të jetë pjesë e Botërorit të Katarit. 

(Kosova Sot Online)