Tevez, Oscar, Fellaini, Hulk: Top 10 lojtarët më të paguar në historinë e Superligës së Kinës

  • S.A /
  • 17 November 2021 - 15:29
Tevez, Oscar, Fellaini, Hulk: Top 10 lojtarët më të paguar në historinë e Superligës së Kinës

Kaq shumë emra të profilit të lartë në futbollin botëror që vendosën të kalojnë në Superligën Kineze në dekadën e fundit.

Carlos Tevez ishte një nga emrat e parë të mëdhenj që bëri këtë lëvizje, me Shanghai Shenhua që fitoi garën për nënshkrimin e tij. Një vit më vonë, Shanghai SIPG theu rekordin e transferimeve aziatike për të nënshkruar me asin brazilian, Oscar. Oscar nuk kishte arritur as kulmin e tij dhe ishte mbresëlënës për Chelsean kur bëri lëvizjen prej 67 milionë funtesh.

Hulk, Ezequiel Lavezzi dhe Stephan El Shaarawy janë emra të tjerë të mëdhenj që kanë bërë transferimin në Kinë.

Pra, pse këta lojtarë vendosën të transferoheshin në Kinë? Një arsye e madhe për të bërë këtë lëvizje ishin shumat e pabesueshme të parave që iu paguan.

Liga ishte e dëshpëruar për të tërhequr lojtarët më të mirë të botës dhe kështu klubet u paguanin atyre paga të larta për t’i bindur ata që të bëheshin pjesë e tyre.

Daily Star tani ka emëruar 10 lojtarët më të paguar në historinë e ligës dhe shifrat janë vërtet të çmendura:

10# Marouane Fellaini – 205,000 £ në javë (Shandong Luneng)

9# Eder – 213,000 £ në javë (Jiangsu)

8# Paulinho – 230,000 £ në javë (Guangzhou Evergrande)

7# Stephan El Shaarawy – 247,000 £ në javë (Shanghai Shenhua)

6# Graziano Pelle – 263,000 £ në javë (Shandong Luneng)

5# Hulk – 320,000 £ në javë (Shanghai SIPG)

4# Cedric Bakambu – 341,000 £ në javë (Beijing Guoan)

3# Oscar – 500,000 £ në javë (Shanghai SIPG)

2# Carlos Tevez – 634,615 £ në javë (Shanghai Shenhua)

1# Ezequiel Lavezzi – 798,000 £ në javë (Hebei China Fortune)

Këto shifra janë thjesht të pabesueshme.

(Kosova Sot Online )