Loja e pistë e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut për t’i ikur përgjegjësisë me burg në fund të mandatit!

Loja e pistë e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut për t’i ikur përgjegjësisë me burg në fund të mandatit!

Hajrullah Tërnava

  • 15 November 2021 - 07:49

Shkruan:  ANALISTI - Hajrullah Ternava

Gjithsesi se këto vendime të reja tinëzare që po i ndërmerr tani Shpend Ahmeti me kompani në ikje, janë edhe një argument shtesë për të filluar me urgjencë hetimi nga Prokuroria (PSRK)dhe nxjerr përgjegjësit para ligjit drejt burgut për Ahmeti&Sejdiun. Krejt kjo hallakamë ka ndodhur shpejtë e shpejtë disa muaj para se Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës, të dorëzojë mandatin si kryetar dhe të mos kthehet më pasi që nuk kandidon për mandat të ri.

-Tani kur mandati i kryetarit të komunës se Prishtinës është në përfundim e sipër, e kur kanë dalë shumë të palara në shesh para përfundimit të këtij mandati, që në përgjithësi ishte 8 vjet në pushtet, e sidomos u dallua në mandatin e dytë për ato veprime të kriminalizuara që e kishin si të vetmin qëllim të pasurimit të tij me bashkëpunëtorët e vetë, e tani kur është ofruar pranim dozimi i detyrës, atij që i fiton këto zgjedhje, i gjetur në panik si qeveri komunale e kriminalizuar për 8 vite rresht, Shpend Ahmetit, po mundohet që duke kalkuluar në ikjen nga pozita e kryetarit në fund të këtij mandati, ta largon përgjegjësinë personale që ka si kryetar komune edhe lidhur me skandalin e lejes së ndërtimin në Lagjen Lakrishtë.

Ky skandal lidhet për pronën publike te Ndërmarrjes Publike Banesore, objektet e së cilës filluan të rrënohen me leje të Komunës por u ndaluan pas reagimit të Qeverisë dhe dërgimit të rastit në Prokurorinë e shtetit. Pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës për mos rrënimin e ndërtesave të NPB-së në Lakërishtë, komuna e Prishtinës e ka shfrytëzuar në mënyrë të heshtur situatën për ti kthyer në pikën zero vendimet e mëparshme dhe ka marr vendim të ri për pezullimin e të gjitha punimeve në objekt dhe në pronat e NPB-s.

Ky veprim i tille është një taktizim mjeshtëror i Shpend Ahmetit që krejt lëmshin e krijuar në fund të mandatit të tij t’ia lë patate të nxehtë përbërjes se re të Qeverisë Komunale, Kryetarit dhe asamblesë që do të formohen para fundit të këtij viti. Edhe pse zyrtarët e Komunës së Prishtinës, që nga ndërhyrja e Qeverisë në këtë rast skandaloz të përpjekjes për kontrabandim të pasurisë publike e shtetërore të NPB në grupe të caktuara të interesit edhe kriminal, pjesë e të cilave nën hije është edhe vet Shpend Ahmeti&Dardan Sejdiu, sipas dokumenteve të publikuar së fundi në media përmes kanaleve të besueshme të hulumtimit, zbulohet vendimi i i ri sipas të cilit Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës e ka shfuqizuar vendimin që ia kishte lëshuar më herët Ndërmarrjes Publike Banesore për rrënimin e objekteve të vjetra në Lakërishtë dhe fillimin e ndërtimit të objektit afaristo banesor nga investitori “Made Group Construction” SHPK.

Vendimi është marr, më 15 tetor 2021 me urdhër të Drejtorisë së Inspeksionit pas skandalit mjedisor të shkatërrimit pa kontroll, me ekskavator të materialit kancerogjen të azbestit që ka rrezikuar shëndetin e banorëve. Në dokumentin e publikuar në media, zbulohet se Drejtoria e Urbanizmit ndonëse fillimisht e kishte miratuar lejen, fajëson NPB-në për mos deklarim të azbestit në dokumentacionin aplikues për leje. Kjo drejtori thekson se pas analizës së sërishme të Elaboratit të rrënimit të dorëzuar në këtë drejtori nga NPB-ja, në këtë elaborat nuk është cekur askund se ndërtesat e vjetra janë të mbuluara me azbest të cilat duhet të kenë trajtim të veçantë sipas legjislacionit në fuqi dhe Udhëzimit Administrativ 01/2020 për Menaxhimin e Mbeturinave me Përmbajtje Azbesti.

Vendimi i Komunës së Prishtinës ka pasuar pas vendimit të Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit të marr më dt. 07.10.2021 për pezullim të punimeve dhe dërgimit të lëndës penale në Prokurorinë e shtetit, kundër komunës dhe zyrtarëve që e kanë manipuluar krejt këtë Project. Hapja e udhës për këtë investim të kontestuar në tokën profitabile në qendër të Prishtinës në fund të mandatit të tij ka hapur edhe dyshimin shumë të bazuar për aferë korruptive me qëllim mega përfitimit nga një grup i mirë organizuar e mirë strukturuar e kriminal, e ku bënë pjesë edhe kryetari Shpend Ahmeti me zyrtarët e kupolës drejtuese të NPB-së.

Sipas Marrëveshjes me kinse investitorin, NPB-ja do të duhej të marrë 36% të gjithë hapësirës së ndërtuar, kurse pjesa tjetër, 54% i mbetet investitorit, marrëveshje kjo e kontestuar dhe e denoncuar edhe nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu i cili përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe avokaturës shtetërore e ka dërguar rastin në Prokurori. Sikur Qeveria ne pushtet te vepronte me masa të shpejta ligjore luftimin e këtij lloji të krimit në ndërtimtari të komunës se Prishtinës, ku janë faktet dhe argumentet bindëse që është në pyetje krimi i organizuar dhe i rëndë në ndërtimtari për përfitime personale nga ana e kryetarit, dhe bashkëpunëtorëve të tij, dhe të burgoseshin po këta persona zyrtar që ishin në pushtet ende pa e krye mandatin e tyre, kur ka mjaft fakte për vepra kriminale, qytetaret do të ju gëzoheshin veprimeve të tilla të organeve ndjekëse që e luftojnë krimin në përgjithësi, dhe qytetarëve do iu kthehej besimi te kjo Qeveri në pushtet, se po e lufton krimin sikur që i patë dhanë premtimet atëherë sa ishte fushata e zgjedhjeve qendrore.

Me këtë kjo qeveri do ta fitonte reputacionin pozitiv që ta qoj deri në fund mandatin katër vjeçar, dhe prapë në zgjedhjet e ardhshme qendrore me fakte dhe argumente do i besonin kësaj qeverie, dhe vota do ti takonte kësaj qeverie edhe për qeverisjen tjetër në radhë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".