Alves si gjithnjë, bie në sy për veprime interesante – nënshkruan kontratën i zbathur

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 16:21
Alves si gjithnjë, bie në sy për veprime interesante – nënshkruan kontratën i zbathur

Dani ALves ka zbritur edhe njëherë në Camp Nou, sërish si lojtar i Barcelonës.

Mbrojtësi është prezantuar të mërkurën dhe ka nënshkruar deri në fund të sezonit, por nuk do të mund të luajë deri në janar.

Alves thotë se është i kënaqur me këtë fazë të dytë në skuadrën e Barçës, kënaqësi edhe me e madhe është edhe fakti se trajner do ta ketë Xavi Hernandezin.

Të mërkurën ai mbërriti në stadium ku u prezantua para tifozëve i veshur me kostum, por me diçka që ra shumë në sy dhe nuk kaloi pa u komentuar, ai ishte këmbë zbathur.

Këtë ai e ka bërë për të mos thyer traditën, pasi edhe në vitin 2008 ai mbërriti në këtë stadium me shapka.

(Kosova Sot Online)